Maqedoni, analizohet numri rekord i rasteve të reja me COVID-19, ende nuk ka masa kufizuese

Pas rekordit të djeshëm prej 225 rasteve të reja, institucionet shëndetësore bëjnë analizë të detalizuar për ta vërtetuar mënyrë e saktë të bartjes së coronavirusi në disa qytete në Maqedoninë e Veriut.

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se në bazë të kësaj analize do të dihet nëse duhet të ketë masa. Ai thotë se momentalisht nuk ka mendime për kufizim të lëvizjes për qytetarët.
“Edhe një herë ju bëj thirrje qytetarëve që të rekomandojnë masat. SHohet se jemi pranë fillimit të vjeshtës që e prisnim. Do të ketë masa shtesë nëse rritet numri. Por, analiza e saktë do në tregojë se cilat nga masat duhet ta rekomandojmë dhe në cilën periudhë”, tha Filipçe.

Ndër masat që ai i përmendi mund të jenë shkurtimi i orarit të punës për objektet hotelerike apo kufizimi i tavolinave.