Maqedoni, aeroportet në qershor me vetëm 36 udhëtarë për shkak koronës janë humbur mbi 720.000 udhëtarë

Me vetë 36 udhëtarë gjatë qershorit të vitit 2020, aeroportet e Maqedonisë së Veriut regjistruan rekord negativ në historinë e aerokomunikacionit në vend. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se pand*emia me vir*usin korona në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka sjellë në humbjen e 727.939 udhëtarë në krahasim me gjysmëvjetorin e parë të vitit të kaluar, njofton Meta. Në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit në gjashtë muajt e parë të vitit 2020 janë regjistruar 432.607 udhëtarë, edhe atë në Shkup 385.855, derisa në Ohër 46.752 udhëtarë. Në krahasim me periudhën janar-qershor 2019të numri i udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit është zvogëluar për 63.6%, derisa te Aeroporti i Ohrit ulja është për 55,3%. Në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2019të, nëpër dy aeroportet kanë udhëtuar 1.160.537 udhëtarë.

Ulja e madhe e numrit të udhëtarëve të transportuar në aerokomunikacion duhet që të zbutet në korrik, pasi që Qeveria e RMV-së këtë muaj vendosi që të hapen aeroportet e Shkupit dhe Ohrit. Megjithatë, pritjet për aerokomunikacionin nuk janë shumë optimiste, pasi që fluturimet nga Shkupi dhe Ohri drejt qyteteve italiane dhe austriake janë të ndaluara nga autoritetet e atjeshme për shkak të numrave të larta të të inf*ektuarve me KOVID19 në RMV.