Maqedoni, 8 nga 10 prindër janë dhunshëm


Sipas statistikave të fundit, 8 nga 10 prindër në vend janë të dhunshëm. Prandaj dikasteret kompetente në bashkëpunimin me BE-në dhe UNICEF-in filluan kampanjën për edukimin e prindërve, nën moton “Edhe prindëri mi mësohet”.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Caroska sqaroi se 15 këshillimore në vend dhe nga tani edhe çerdhet do të punojnë në vetëdijësimin e prindërve se si me veprimet e tyre ndikojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin e fëmijëve.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se eliminimi i të gjitha llojeve të dhunës deri në vitin 2023 është prioritet i lartë i dikasterit që drejton. Ai tha se po shqyrtohen mundësitë se si mund të plotësohet mungesa e kuadrit profesionistë: motrave medicionale patronazhë, mjekëve dhe psikologëve që duhet të angazhohen për këtë qëllim.

Edhe Ministri i Arsimit, Arbër Ademi tha se me ligjin e ri për arsim fillor do të sigurohet bashkëpunim më i gjerë i institucioneve kompetente në zgjidhjen e rasteve, njofton Alsat-M.

Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar tha se gjatë përgatitjes së raportit të ardhshëm të progresit për Maqedoninë do të shqyrtohet se sa kjo kampanjë do të ndryshojë shprehitë e prindërve. Ndërsa ambasadori i UNICEF-it, Benxhamin Perks theksoi se dhuna mund të zgjidhet përmes politikave shtetërore dhe se kjo nuk do të ndikonte vetëm në lumturinë e familjeve, por edhe në zhvillimin social dhe ekonomik të të gjithë shoqërisë.