Maqedoni: 45.000 qytetarë do të marrin kupon prej 1.000 denarë , për të paguar rrymën

45.000 qytetarë nga kategoritë te ndryshme do të marrin nga 1.000 denarë për mbulimin e faturave të energjisë elektrike në muajt e ardhshëm të dimrit, tha sonte në televizionin Sitel kryetari i LSDM-së dhe kryeministër, Dimitar Kovaçevski. Ai tha se qeveria parashikoi gjithashtu një ulje të TVSH-së së energjisë elektrike nga 18 përqind në 5 përqind në rast krize.

Kovaçevski në fjalimin e tij të parë televiziv siguroi se nuk do të ketë goditje në çmim dhe kufizime, ndonëse vendimin për çmimin e energjisë elektrike e merr Komisioni Rregullativ për Energji. Madje, kompanitë energjetike tashmë kanë marrë ndihmë financiare nga Qeveria për këtë vit, ndërsa një zë është lënë në buxhet edhe për vitin e ardhshëm.

Nëse flasim për krizën energjetike në kontekstin maqedonas, është e drejtë të thuhet se në 30 vitet e fundit në vend nuk është investuar në ndonjë kapacitet të ri energjetik. Vetëm tani kemi investime të reja të financuara një pjesë të buxhetit të shtetit, një pjesë me partneritet publiko-privat me qëllim të rritjes së prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme – tha Kovaçevski./tetova1