Maqedoni, 29 raste të reja me koronavirus, gjithësej 177


Ministria e Shëndetësisë njofton se deri në ora 12 janë shënuar edhe 29 raste te reja me virusin korona në vend.

Në 24 orët e kaluara, 29 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në vend.

Sipas qyteteve:
Shkupi (20),
Kumanova (3),
Velesi (3),
Prilep (2) dhe
Dibra (1).

Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 që nga ora 12:00 sot është 177 persona.