Maqedoni: 2543 punësime në institucione shtetërore para referendumit


Ministri për administratë hedh poshtë shifrën prej 6 mijë punësimesh të apostrofuar nga VMRO, duke sqaruar se bëhet fjalë vetëm për 2543 punësime të reja, prej të cilave, 2359 janë punësuar për kohë të caktuar, 184 për kohë të pacaktuar, por në të njëjtën kohë sektorin publik e lëshuan 12 mijë persona për arsye të ndryshme, percjell Pa Censurë.

“Të dhënat nga ministria për administratë tregojnë se 4761 persona janë larguar për shkka të skadimit të afatit të kontratave, 3130 për shkak të pensionimit, 740 perosna lëdhuan vendin e punës, 511 u pushuan nga punëdhënësit dhe 385 arritën marëveshje për ndërrperjen e kontatave. kaloi koha kur fshiheshin infromacionet dhe numrat e të punësuarve në sektorin publik. Opozita ka tani qasje tek të gjitha infromacionete nevojshme, njësoj si qytetarët, kur LSDM ishte në opozitë nuk e kishim këtë mundësi” – deklaroi Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.

Ai hodhi poshtë edhe akuzat se janë vonuar me planet vjetore për punësim dhe se kanë pranuar planet vjetore të dorëzuara jashtë afatit ligjor.

Potencoi se praktikën e vonesës së planeve, institucionet e mësuan nga VMRO, dhe opsioni i LSDM-së ishte ose të pranonte me vonesë planet për punësim nga 1150 institucione, ose të dënonte 90% të institucioneve. Ia përkujtoi se planet e dorëzuara tani janë për vitin e ardhshëm