“Manipulimi i zgjedhjeve”, senatori republikan kundër Trump: Gaboi! S’ka prova

Një senator kryesor republikan tha të premten se Presidenti Donald Trump gaboi kur tha se zgjedhjet ishin të manipuluara.
“Presidenti është brenda të drejtave të tij për të kërkuar rinumërimin, për të bërë thirrje për një hetim të parregullsive të pretenduara të votimit kur ekzistojnë provat, dhe për të shteruar mjetet juridike, bërja e këtyre gjërave është në përputhje me procesin tonë zgjedhor,” tha Mitt Romney.

Republikani shton më tej se Trump është gabim kur thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara. Sipas tij kjo deklaratë dëmton kauzën e lirisë.
“Ai gabon kur thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara, të korruptuara dhe të vjedhura, duke dëmtuar kauzën e lirisë këtu dhe në të gjithë botën, dobëson institucionet që qëndrojnë në themel të Republikës dhe ndez pa kujdes pasionet shkatërruese dhe të rrezikshme”, u shpreh ai.
Senatori Pat Toomey i Pensilvanisë, shteti i të cilit është një fushë kryesore beteje në zgjedhjet presidenciale, e quajti pretendimin e presidentit për mashtrim “shumë shqetësues”.