Mani: “FC Shkupi u nënvlerësua nga kroatët! Ju doli “dardhë me bisht””

Gazetari i sportit, Hajrush Mani në Click21 tha se FC Shkupi në ndeshjen me Dinamon në Zagreb ishte nënvlerësuar nga mediumet, tifozët por edhe nga lojtarët. Mani thotë se kroatët u befasuan me barazimin e ndeshjes.

“Tifozët dhe mediat kroate kanë menduar se Maqedonia është një shtet i vogël një kampionat që nuk ka shumë cilësi dhe mund ta kalojë shumë leht, kështu që mendoj se është nënvlerësuar ndoshta edhe nga futbollistët të cilët të gjithë janë yje dhe kanë vlerë të madhe në transfer markë. Mendoj se e nënvlerësuan në fillim dhe ju doli dardhë me bisht”, tha mes tjerash Mani.