Manekenja Kristina Joksimoviç është vrarë nga burri i saj, trupi i është grimcuar në blender

Kristina Joksimovic, 38 vjeç, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Binningen, afër Baselit, Zvicër, në shkurt të këtij viti. Mediat lokale raportojnë se Gjykata Federale vendosi kundër lirimit të bashkëshortit të saj Thomasit, pasi ai pranoi vrasjen e të shoqes.

Sipas medias lokale BZ Basel, 41-vjeçari kishte apeluar për lirimin nga paraburgimi, por kjo iu mohua nga Gjykata Federale në Lozanë të mërkurën, pasi ai kishte rrëfyer vrasjen e gruas së tij, me të cilën kishte dy fëmijë.

Mediat raportojnë se ai kishte pranuar vrasjen gjatë rindërtimit të krimit në mars dhe kishte pretenduar se e kishte bërë për vetëmbrojtje, pasi ajo e kishte sulmuar me thikë.

BZ Basel raportoi se vendimi i gjykatës konfirmoi se Joksimovic ishte mbytur për vdekje. Një raport autopsie i përfshirë në vendim tregonte se trupi i saj ishte copëtuar me një sharrë, thikë dhe gërshërë kopshtarie.

Gjithashtu u shtua se pjesët e trupit u copëtuan me një mikser dore, “u bënë pure” dhe u tretën në një solucion kimik.

BZ Basel raportoi gjithashtu se Thomas u arrestua një ditë pas gjetjes së trupit të misit dhe fillimisht u kishte thënë hetuesve se e kishte gjetur atë të vdekur dhe në panik e sipër e kishte copëtuar trupin e saj në lavanterinë e shtëpisë së tyre.