Mandati i 4-t? Rama e thotë hapur: Do të jemi në qeveri deri në vitin 2029

Në konferencën e sotme me gazetarët kryeministri Rama e ka shfaqur hapur se synon që të jetë në qeveri deri në vitin 2029.

Kryemisnitri Rama deklaroi heqjen e TVSH-së dhe tatim-fitimin për biznesin e vogël, por pa dhënë një afatin dhe limit.

Pyetur në lidhje me heqjen e taksave të biznesit të vogël ai u përgjigj që ky biznes do të jetë “drita e syve të qeverisë tonë deri në 2029-tën”.

Rama: E vërtetë është që paguajnë taksa se më parë, por nuk shoh si një pasojë të çlirimit të biznesit të vogël, që të ikë biznesi i madh fare nga Shqipëria, se nuk do t’i lërë biznesi i vogël të bëjnë evazion.

Kjo do të bëhet, shqiptarët që merren me punë krijuese, që nuk rrinë në Facebook gjithë ditën dhe kërkojnë më komente gjëra nga më të çuditshmet, apo ata që nuk ankohen dhe qahen gjithë ditën, meritojnë respektin e qeverisë.

Ata shqiptarë që janë në majë të malit apo të fund të hartës buzë detit, dhe që kanë një biznes të vogël familjar, do të jenë drita e syve të qeverisë tonë deri në vitin 2029.