Mandatet: Rritet dukshëm numri i deputetëve shqiptarë, 29 gjithsejtë

Nga numri i votave të përpunuara deri tani dhe të shndërruara në mandate del se LSDM dhe koalicioni “Mundemi” kanë fituar 46 mandate, VMRO-DPMNE-ja 44 mandate, BDI-ja 16 mandate, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 mandate, PDSH një mandat dhe Levica një mandat. Këto janë të dhëna nga ueb faqja e KSHZ-së.

LSDM dhe koalicioni “Mundemi” – 46 mandate
VMRO-DPMNE 44 mandate
BDI 16 mandate
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 mandate
PDSH 1 Mandat
E majta 1 mandat