Mançevski në vetizolim, zëvendësi dhe shoferi i tij infektohen me COVID-19

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, përmes rrjeteve sociale ka informuar se do të qëndrojë në vetizolim, pasi zëvendësi i tij dhe shoferi kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Pasi patën simptoma, zv.ministri për Shoqëri Informatike Aleksandar Bajdevski dhe shoferi im, sot u testuan dhe rezultuan pozitiv me COVID-19. Në pajtim me rekomandimet e epidemiologëve në 13 ditët e ardhshme do të jem në vetizolim”, ka shkruar Mançevski.

Ai bën apel që qytetarët të ruhen dhe të kenë kujdes.
Njëkohësisht ai ka komentuar edhe ditën e zgjedhjeve, ku shprehet i bindur se qytetarët në mënyrë të urtë kanë vendosur që shteti të ecë përpara.