Mançevski: Edhe në MPB ka të infektuar me Covid-19

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, Damjan Mançevski bëri thirrje që pandemia me koronavirusin të lihet jashtë përplasjeve politike. Ndarjet, lajmet e rreme dhe përhapja e panikut, thotë ai, janë vetëm në dëmin tonë.

“Askush nuk do të fitojë asgjë na kjo. Lufta jonë është me virusin KOVID-19, dhe vetëm duke iu përmbajtur masave mund ta zvogëlojmë numrin e personave pozitivë, pavarësisht se në cilin institucion punojnë. Virusi korona nuk i zgjedh njerëzit nëse ata punojnë në administratën publike apo në sektorin privat. Në normalen e re për të cilën po përgatitet e gjithë bota, ne duhet të jemi të përgatitur që virusi të jetë rreth nesh. Është detyrimi ynë për ta mbrojtur veten dhe të dashurit tanë duke i respektuar masat e punonjësve shëndetësorë që janë të barabartë kudo”, thotë Mançevski, në reagimin ndaj pretendimeve të zëvendësministres plotësuese Nevenka Stamenkovska Stojkovski në lidhje me të sëmurit me KOVID-19 në institucionet shtetërore.

Por siç duket, shtoi ai, zëvendësministrja plotësuese Nevenka Stamenkovska Stojkovski vazhdon ta përdorë virusin për qëllime politike dhe të numërojë institucione në mënyrë që të përhapë panik dhe shpresë për pikat politike.

“Kur tashmë përmend në cilat institucione punojnë disa nga rastet pozitive, pyes veten pse harron të përmend MPB-në. Edhe aty, në disa raste, disa nga punonjësit u testuan pozitivë, përfshirë edhe këshilltarin e ministrit teknik. Ose ky informacion nuk shkon në favor të tyre në matricën e ndarjeve që ata duan të imponojnë në sektorin publik”, thekson Mançevski.