Mançevski: Ata që rrinë në shtëpi, së shpejti në punë, kush nuk pranon i ndërpritet kontata

Çështje e sistemimit të administratorëve do të merr fund për pak muaj. Me formimin e Qeverisë së re, Ministri në largim i Shoqërisë Informatike, Damjan Maneçvski theksoi se procesi I sistemimit të udhëhiqet nga ana e Ministrisë për sisteme politike dhe marëdhënie mes bashkësive dhe do të marrë zgjidhje për pak muaj.

“Partneret e koalcionit të qeverisë së re kanë mrrëveshje konkrete që për një periudhë të shkurt edhe atë për disa muaj, që kjo çështje duhet të mbyllet. Të gjithë administratorët e pa sistemuar të nisin në punë ndërsa nëse dikush do të refuzoj do ti ndërpritet kontrata.”, tha Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike. Duke folur për të arriturat në dikasterin që drejtoi për më shumë se 3 vite, Maneçvski përmendi se procesimi i dokumenteve dhe zbatimi i proceseve të punës në institucionet mund të zhvillohet në mënyrë elektronike, e gjitha kjo fal sistemit të unifikuar DMS.

“Digjitalizimi i proceseve të punës dhe aftësia që të gjithë të punojnë kudo që janë të lidhur lokalisht në internet, përmes celularit të tyre , tabletave ose kompjuterit, mundëson përfundimin në kohë dhe me cilësi të detyrave të punës që çon në shërbime edhe më të mira për qytetarët.”, tha Maneçvski.

Sistemin e ri DMS e shfrytëzojnë 16 institucione dhe rreth 5.000 shfrytëzues, po punohet në përfshirjen edhe të katër institucioneve. Në mandatin e ardhshëm, potencoi Mançevski, Qeveria në mënyrë aktive do të vazhdojë të punojë në përfshirjen e institucioneve të reja që do të rritet numri i shfrytëzuesve.