Manastiri bastion i BDI-së, Po Kryeministrit shqiptar

Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon aktivitetet e shumta për zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen më 15 Korrik.

Shumë bastione të këtij subjekti që ka fituar zgjedhjet që nga 2002 vazhdojnë të mbështesin politikat e liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut Ali Ahmeti.
Në kuadër të kësaj bastioni i BDI-së Manastiri i ka thënë Po kryeministrit të parë shqiptarë që është pjesa thelbësore e fushatës së BDI-së në këto zgjedhje duke shënjestruar institucionin më të rëndësishëm të shtetit-kreun e Qeverisë.
Por derisa në Manastir po rritet gjithnjë e më shumë numri i simpatizantëve të BDI-së një rol thelbësorë në këtë drejtim ka bërë edhe një personalitet që ka punuar parreshtur në këtë drejtim .Ai është drejtori i NP ” Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memeti që me aktivitetet e tij të shumta ka arritur të përvetësojë shumë simpatizues jo vetëm në Manastir në këtë rast por edhe në zonat tjera.
Edhe pse kohë krize dhe pandemie, Ndërmarja publike ‘Rrugët e Maqedonisë’ në krye me drejtorin gjeneral Bekim Memeti nuk ka ndalur aktivitetet e shumta duke punuar me kapacitet të plotë në meremetimin e rrugëve si dhe hapjen dhe shtrimin e rrugëve të reja që janë zhvilluar në shumë qytete të vendit duke mos bërë anashkalime në asnjë mënyrë dhe vecanërisht në vendbanimet shqiptare si Velesi,Manastiri etj.

Ndryshe në këtë zonë garon një figurë shumë e rëndësishmë e BDI-së ,Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit i cili ka treguar se si udhëhiqet një institucion kaq i rëndësishëm i shtetit.Poashtu në garë në këtë zonë është edhe Ismail Jaoski një figurë e respektuar atje.