837 bomba janë gjetur në rajonin e Manastirit, ka njoftuar sot MPB. Ato dyshohet se janë që prej Luftës së Parë Botërore.
“Më datë 10.11.2022 në ora 13:30 në SPB Manastir është raportuar se në atarin e fshatit Staravinë të Manastirit, janë gjetur 837 bomba të pashpërthyera të Luftës së Parë Botërore. Mjetet shpërthyese të gjetura janë marrë nga një personel piroteknik i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.