Më datë 16.05.2022 rreth orës 20, zyrtarët policorë të Departamentit për tregti të paligjshme me drogë dhe armë nga Departamenti i Policisë Kriminale në SPB Manastir, kanë arrestuar R. P (37) nga Manastiri, transmeton KlanMacedoni.
Gjatë kontrollit iu gjet një pako amfetamine. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim penal përkatës, thonë nga MPB.