“Mami, kam frikë”! Nëna v*ar vajzën nga ballkoni si ndëshkim, 3 vjecarja bie e ndërron jetë!

E de*hur, dhe e bezdisur nga të qarat e saj, 23 vjecarja ruse Anna Ruzankina vendosi t`i jepte një ndëshkim të fortë vajzës së saj vetëm 3 vjece, Anastasia.
Ajo e va*ri nga ballkoni për ta frikësuar, por fëmija ak*sidentalisht i rrëshqiti. Një kalimtar regjistroi britmat e fëmijës së tm*erruar që thërriste: “Mami, kam frikë!”, shkruan Daily Mail.

E ëma po e mbante nga bluzja, por ajo u gris dhe vogëlushja u rrëzua duke vd*ekur në vend. Kamerat e sigurisë e tregonin nënën që zbriti me ashensor dhe pasi e mori vajzën, nisi ta shkundte e dëshpëruar me shpresën se kështu do të zgjohej.

Për t’i shpëtuar përgjegjesisë, 23 vjecarja doli me pretendimin se fëmija ishte ngjitur vetë në parmakun e ballkonit. Megjithate policia nuk e besoi variantin e saj. E reja tashmë është arr*estuar dhe ak*uzohet për vr*asje. Nëse shpallet fajtore, ajo rrezikon deri në 21 vjet heqje lirie.