Kryeministri Edi Rama bëri një postim në instagram për prindërit e tij, që nuk jetojnë më. Rama postoi një foto nga varri i prindërve, duke shkruar:
“Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre”.