Malkaj nuk i mban dot lotët: Kjo është një ditë e zezë, shqiptarët flenë gjumë (VIDEO)

Aktori i njohur Mehdi Malkaj nuk i ka mbajtur dot lotët ndërsa komentonte atë që po ndodh me Teatrin Kombëtar. Malkaj është shprehur se kjo është një ditë e zezë për vendin, ndërsa shton se teatri nuk është shembur, “por është shqyer”.

Malkaj thotë para kamerave:

“Kjo është një ditë e zezë, nuk ka ditë më të zezë se kjo. Për faktin se duam apo nuk duam neve, do apo nuk do populli shqiptar, diktatura de fakto është vendosur. Shiko teatrin këta nuk e shembin, nuk e kanë shembur në këtë moment, e kanë shkyer. Shiko se çfarë egërise është përdorur, po ta shikosh e kanë shkyer kështu. Këta janë grabitqarë, këta janë ata që të vjedhin dritën e syrit, ta heqin. Për një gjë jam i sigurt. Jam krenar për të gjithë qëndrestarët që kemi dy vjet aty..Për gjërat e tjera aty shih e shkruaj thotë populli.”

Po ashtu, aktori thotë se deri dje kishte shpresë, por tashmë nuk ka më pasi, sipas tij, populli shqiptar po fle gjumë.

Malkaj: Deri dje kisha shumë shpresë, tani nuk kam më. Sepse populli shqiptar po fle gjumë. Është tragjike. Është e frikshme.