Mali Sharr po masakrohet nga druvarët!


Mali Sharr edhe pse kishte shumë premtime se so të bëhet Park Nacional, atje vazhdojnë të priten qindra metra kub dru.

Ashtu siç mund t’i shihni në fotografitë e siguruara nga Pa Censurë, priten drunjtë e njomë.

Shoqata ekologjike “Blue River” në Negotinë, thekson se deri më tani janë prerë shumë drunj, nëse vazhdohet kështu mali do të shkatërrohet sepse drunjtë po pritem me intenzitet të lart dhe sipas kësaj, do ta bëjmë të pamundërën që të ndalohet kjo.

Para disa muajsh kjo shoqatë sëbashku me disa shoqata tjera ekologjike nga Kosova dhe Shqipëria, nënshkruan marveshje që në kohë më të shkurtër Mali Sharr të jetë park nacional.

‘Blu River’ bën apel deri tek Pyjet e Maqedonisë të bëjnë kujdes se ku i japin tenderët për prerjen e drunjve!

 

Nevrij Ademi/Pa Censurë