Mali Sharr deri në qershor do të shpallet Park Kombëtar

Deri në muajin qershor pritet që Mali Sharr të shpallet edhe zyrtarisht Park kombëtar i kategorisë II. Ndonëse në fillim të marsit Qeveria miratoi propozim ligjin që ky Mal të merr epitetin e zonës së mbrojtur, në procedurë parlamentare pritet të hyj gjatë javës së parë të prillit. Ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini tha se pengesat në Kuvend kanë vonuar procesin. Ai zotohet që pas zhbll*okimit të seancave drafti do të votohet dhe deri në qershor do të bohet zyrtare.

Pas miratimit të propozimit në Kuvend ne duhet të përcaktojmë aktivitetet ku mund të zbatohen në përputhje me zonat e përcaktuara të mbrojtjes. Përveç mbrojtjes së vlerave unike natyrore të pasurive tona malore, në të njëjtën kohë duhet të sigurojmë edhe zhvillimin socio-ekonomik të rajonit dhe ti mbrojmë interesat e popullatës lokale, duke siguruar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik – tha Naser Nuredini, Ministër i Ekologjisë.

Mbi 80% e banorëve të Tetovës dhe Gostivarit, si dhe 38 fshatrave në Malin e Sharrit besojnë se Mali duhet të bëhet një park kombëtar. Ndërgjegjësimi i popullatës po rritet se Sharri duhet të mbrohet veçanërisht në rastin e bimëve, pyjeve dhe jetës së egër. Këto janë shifra nga hulumtimi i Shoqatës Ekologjike Maqedonase dhe platforma Miqtë e Sharrit në tre muajt e fundit, dhe të dhënat u krahasuan me të njëjtin hulumtim të kryer në 2016 në të gjitha komunat në Pollogut.

Ky studim apo ky anketim është mbështetje e madhe në procesin e shpalljes së Malit të Sharrit si park kombëtar të kategorisë 2. Po ashtu më vjen mirë edhe për rolin e madh që ka pasur shoqëria civile si Shoqata Ekologjike e Maqedonisë po ashtu edhe ‘Miq e Sharrit’ si platformë – deklaroi Ekrem Hyseni, Aktivist nga Shoqata GIZ-Kosovë.

Sharri me dekada ballafaqohet me prerje il*egale të malit, me ekspansion ndërtimor, rre*zikim të botës bimore dhe shtazore dhe me ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në zemrën e Sharrit. Mali përfshin territore nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Në Kosovë, Sharri për më shumë se 30 vjet është shpallur Park Kombëtar. Me shpalljen e Malit Sharr si Park Kombëtar gjithsej 13.2% e territorit të Maqedonisë do shndërrohet zonë e mbrojtur.