Mali i Zi rrit pensionin minimal në 450 euro nga fillimi i vitit të ri

Qeveria e Malit të Zi, ka propozuar rritjen e pensionit minimal në 450 euro nga 1 janari 2023.

Mediat nga Mali i Zi shkruajnë se qeveria ka propozuar amandamentimin e ligjit për rritjen e pensionit minimal, që njëherit, prej kohësh është folur dhe do të vendoset që ai të jetë 450 euro.