Mali i Zi me ligjin anti-ma*fia, do të kon*fiskohen pronat e pajustifikueshme

Ligji që do të rregullojë çështjen e kon*fiskimit të pasurisë me origjinë të panjohur, do të kontribuojë në lu*ftën kundër kr*imit të organizuar dhe ko*rrupsionit, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe shtoi se ky akt mund të quhet edhe ligj kundër mafias.
Përfaqësuesit e qeverisë malazeze sot kanë prezantuar modelin e konfiskimit të pasurisë me origjinë të kundërligjshme, pas së cilës do të ketë debat publik për atë akt, e më pas do t’i kalohet Kuvendit për kumtim.

Abazoviq tha se ligji do të jetë sistematik dhe se do të kontribuojë ndjeshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky është një ligj i qartë dhe shumë ambicioz me qëllim që t’i jepet fund pasurimit të paligjshëm.
“Unë do ta quaja këtë ligj, ligj kundër mafies”, tha Abazoviq. Ai po ashtu përkujtoi se ky është një ligj sistematik, me të cilin ka përfunduar një pjesë e punës dhe se zbatimi i atij akti do të jetë vendimtar.

Ai ka deklaruar se pret mbështetjen e 81 deputetëve në Kuvend, “Unë do të doja të shihja se kush nuk do ta mbështesë atë dhe pse. Nëse të gjithë e mbështesin atë, kjo do të ishte mbështetje për një konsensus social”.
Abazoviq shpjegoi me një shembull konkret se çfarë do të thotë zbatimi i atij ligji në të ardhmen, qëllimi i të cilit, siç thotë ai, është “sulmi i pronës”.

“Nëse vozitni një Ferrari ose një automjet të blinduar, dikush mund të të thotë se jeni kr*iminel, por këtë nuk mund të vërtetojë, nuk ka prova të mjaftueshme. Por nëse personi që apostrofohet si kr*iminel dhe nuk ka prova se nuk është e kundërta, atij do t’i konfiskohet vetura, shtëpia, jahti. Ato do të bëhen pronë e Malit të Zi dhe ky ligj e ka atë ambicie”, tha Abazoviq.

“Këtu duhet të su*lmohet prona e gjerë dhe në këtë mënyrë duhet të ndihmohet buxheti i Malit të Zi”, tha Abazoviq.
Modeli i konfiskimit të pasurisë me origjinë të paligjshme duhet të kontribuojë në forcimin e su*ndimit të ligjit dhe institucioneve malazeze, e me këtë edhe në afirmimin e drejtësisë.