Mali i Zi lehtëson kushtet për hyrje në vend

Trupi për Koordinim Kombëtar për lu*ftimin e sëmundjeve infektive në Mal të Zi vendosi më 17 gusht, të lejojë hyrjen në Mal të Zi të personave që kanë caktuar paraprakisht akomodimin në këtë vend dhe të cilët dëshmojnë një rezultat negativ të testit ELISA IgM ose një test negativ ECLIA, në përputhje me rregullat që kanë qenë të vlefshme deri të premten më 14 gusht.

“Testi negativ ELISA IgM ose testi ECLIA, duhet të jetë i lëshuar nga një laborator i licencuar dhe të mos jetë më i vjetër se 72 orë në kohën e hyrjes së personave në Mal të Zi. Një kusht tjetër për hyrje është që këta persona brenda periudhës 15 ditëshe të nuk kenë qenë banorë të ndonjë vendi qytetarët e së cilit e kanë të ndaluar të hyjnë në Mal të Zi”.

Vendimi i mëhershëm i autoriteteve malazeze, i datës 14 gusht, thoshte se banorët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, për të hyrë në Mal të Zi, duhej të kishin një rezultat negativ të testit PCR për koronavirusin (SARS-CoV-2), ose një rezultat pozitiv të testit të antitrupave ELISA jo më të vjetër se 72 orë.
Testi Elisa, është test serologjik që bëhet përmes gjakut dhe tregon prezencën e antitrupave të virusit në organizmin e njeriut. Testi Eclia është poashtu test serologjik që përcakton nëse një pacient ka qenë i ekspozuar ndaj virusit dhe nëse ai ka zhvilluar ant*itrupa kundër tij.
Testi virologjik, me metodën PCR përcakton nëse virusi është aktiv në trupin e njeriut.