Mbrëmë, kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për Komunën e Tetovës Vullnet Murseli, bartësi i Listës Muzafer Etemi bashkë me Zëdhënësin e ASH Flakron Bexheti si dhe kandidati për këshilltar nga malësia e Tetovës Shukri Bexheti Kryetarin e Shtabit te ASH-AAA Fisnik Ferati vizituan fshatrat e Malësisë së Tetovës nga ana e djathtë e lumit Bozofcë, Veshallë, Brodec dhe Shipkovicë.
Kandiati i ASH-AAA Vullnet Murseli prezentoi pikat kyçe kryesore të programit veç e veç për çdo fshat. Në fshatin Bozofcë Murseli foli për domozdoshmërinë e përmirësimit të shërbimeve komunale, infrastrukturën rrugore, me theks të vëçantë edhe rregullimin e rrugës nga Bozofca për në Leshnicë me qëllim që të krijohen mundesi edhe më të mëdha për ta zhvilluar turizmin e kësaj ane.
Gjithashtu në fshatin Veshallë Vullnet Murseli foli edhe për infrastrukturën rrugore për nga dalja e fshatit Veshallë për në fsh Brodec, rikonstruimin e gypave të ujësjellsit, si dhe rregullimin e rrugës nga fsh Veshallë për tek Liqeni i fsh Veshallë, si atrakcion turistik, për ta zhvilluar turizmin malore.
Në fshatin Brodec Vullnet Murseli per rrugën lidhëse të Tetovës nga Banja e qytetit si një mundësi për ta lehtësuar lëvizjen e banoreve të kësaj ane.
Në Shipkovicë Vullnet Murseli foli për domozdoshmërinë e sanimit të rrugëve të dëmtuara brenda fshatit, rregullimin e infrastrukturës për mbrojtje nga vërshimet, si rikonstrumin e rrugëve qe u demtuan si pasojë e vërshimeve, ndriçimin publik etj.
Në të gjitha këto vendbanime, kandidati për Komunën e Tetovës Vullnet Murseli dhe bartësi i Listës së këshilltarëve, në çdo vendbanim premtuan qytetarët për një trajtim të veçantë për banorët të kësaj ane të cilët deri tani janë lënë në harresë nga pushteti aktual komunal dhe ai qëndror. Subvencionet e komunës nëpërmjet projekteve të shumta, në bujqësi, blegtori agroturizëm ishin premtimet kryesore. Gjithashtu Vullnet Murseli premtoi qe do të ketë sektor kryesor në kuadër të Komunës së Tetovës që do të merret me banoret e këtyre vendbanimeve duke ju ndihmuar dhe asistuar në të gjitha problemet dhe kërkesat e tyre që janë në kompetencë të Komunës së Tetovës.