“Maldivet e Europës”, Kroacia jehonë turizmit shqiptar

Të gjithë flasin për Maldivet Europiane, Shqipërinë, të cilës këtë herë i është bërë jehonë edhe nga rajoni. Mediat në Kroaci i kanë dhënë hapësirë vendeve turistike në Shqipëri, duke i konsideruar si suprizën e madhe të turizmit në Europë.

“Këto ditë të gjithë flasin për Maldivet Europiane, Shqipërinë me një det të mrekullueshëm dhe çmime normale. Nisim me nje artikull ku thuhet se në Shqipëri do të paguani 16 Euro për një darkë, të bollshme për dy veta buzë detit.”

Kjo nuk është as Greqia e as Spanja, as Hawai e as Tajlanda, këto janë “Maldivet Europiane” të Shqipërisë. Tik-Toku është plot me video të tilla. Turistët tashmë e kanë zbuluar Shqipërinë. Nëpër rrugët e Shqipërisë do të udhëtoni falas sepse nuk ka tarifë. Prandaj shumë turistë kanë zgjedhur të pushojnë këtu, njëra prej tyre, Teuta.

“Çmimet janë më të ulëta, si për akomodim ashtu edhe për çdo gjë, qoftë edhe për parkim. Akomodimi për një javë për dy persona në Kraci do të kushtonte 2-3 mijë Euro kurse në Shqipëri rreth 1 mijë Euro për një javë, ndoshta edhe më pak.”

Kryeministri Rama i cili e ka shpërndarë këtë material të përgatitur nga televizioni kroat bën me dije se 22 mijë vizitorë kroatë kanë frekuentuar Shqipërinë deri në Korrik të 2023, 41% më shumë se viti i kaluar.