Vladimir Putin është i tmerruar nga vdekja e diktatorit libjan, Mummar Gaddafi.
Videoja e momenteve të fundit të tij është kthyer në një makth për shefin e Kremlinit, i cili druhet se Perëndimi kërkon që t’i rezervojë dhe atij vetë të njëjtin fund, thotë për Corriere della Sera politologu bullgar, Ivan Krastev.
“Putin kalonte orë të tëra duke parë sesi kapej Gaddafi e më pas, vritej. Kjo na thorë dicka për luhatjet e humorit të tij apokaliptik. Është e qartë se identifikohet me Gadaffin”, thekson Krastev. “Kaq frikë ka se mos përfundon si lideri libjan, sa është i gatshëm, për gjithçka”, e pyet gazetari.
Politologu nënvizon se ka një detaj të cilin po “e nënvlerësojmë”, siç shprehet ai. Në 2011-tën, Obama arriti ta bindte Moskën që të mbështeste operacionin në Libi, duke i thënë se do të bëhej fjalë vetëm për një zonë ndalim-fluturimi, dhe se nuk po synohej ndryshimi i regjimit.
“Por pastaj, gjërat shkuan ashtu siç shkuan”. Dhe Putin, thotë ai, tashmë është bindur se sido që të veprojë, perëndimi gjithmonë kërkon ndërrimin e regjimit, e kjo e tremb. Bloomberg shkroi së fundi se nëse lufta zgjatet, dhe rezistenca e ashpër ukrainase ndaj pushtimit rus vazhdon, Putin mund të lëshojë kërcënime të reja me përdorimin e armëve bërthamore pasi mund t’i shterojnë burime njerëzore dhe pajisje ushtarake për pushtimin e vendit fqinj.