Maksim Dimitrievski po blen vota, akuzuan nga LSDM-ja e Kumanovës

Opinioni kumanovar dhe maqedonas dje dëgjoi se si një kandidat për këshilltar, drejtor i një shkolle fillore dhe bashkëpunëtor i afërt i Maksim Dimitrievskit është duke treguar për blerjen e votave. Çmimi i një vote është 500 denar plus 500 denar për ndërmjetësuesin , tha sot në pres konferencë, deputetja nga LSDM-ja, Lidija Tasevska.
Bashkëpunëtor i afërt i Maksim Dimitrievski po bën tregti me blerjen e votave, akuzoi Tasevska.

“Kjo, të nderuar, është e turpshme, e papërgjegjshme dhe para së gjithash një veprim i jashtë ligjshëm i Maksim Dimitrievksit dhe ekipit të tij. Ky është një veprim tipik regjimi nga vitet më të këqija të regjimit. Me sjelljen e këtillë, Maksim Dimitrievski e tregoi fytyrën e vërtetë të tij dhe edhe njëherë dëshmoi se nuk është socialdemokrat ashtu si paraqitet”, shtoi Tasevska.
Ajo i ftoi organet kompetente që menjëherë të veprojnë pas këtij rasti, të hapet hetimi dhe të vërtetohet përgjegjësia si dhe të vijojnë sanksione adekuate.