Makron i drejtohet Zaevit: Vendi juaj meriton t’i fillojë bisedimet

Presidenti francez në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e vendit Zoran Zaev, tha se Maqedonia e Veriut e meriton t’i fillojë bisedimet.

“Vendi juaj meriton t’i fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian, pa anulim. Jam i gatshëm që ta përkrah në mënyrë aktive kërkimin e një kompromisi të baraspeshuar për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë”, deklaroi Makron në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zaev.
Ndryshe Zaev, sot bashkë me zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani janë në Paris për vizitë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Makron.