Makron: Franca do të rreshtohet krah RMV-së gjatë konferencës së parë ndërqeveritare

Presidenti francez Emanuel Makron në Tuiter, ka shkruar se Franca do të rreshtohet krah Maqedonisë së Veriut gjatë konferencës së parë ndërqeveritare. Ai gjithashtu ka shkruar se Kuvendi i RMV-së, bëri një zgjedhje vendimtare për Evropën.

“Me votim sovran sot për propozimin që dha Franca para përfundimit të kryesimit të saj me Këshillin e Bashkimit Evropian, Kuvendi i Maqedonisë përsëri bëri një zgjedhje vendimtare për Evropën. Franca do të rreshtohet krah Maqedonisë së Veriut gjatë konferencës së parë ndërqeveritare e cila do të hapë një fazë historike në procesin e inkuadrimit të saj drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Makron në postimin e tij.