Makpetrol: “Nuk ka kufizime dhe ndërprerje të furnizimit të pompave me derivate të naftës”


“Makpetrol” njofton konsumatorët se nuk ka kufizime dhe ndërprerje në furnizimin me derivate të pompave të kësaj kompanie, edhe pse për momentin “Makpetrol” po punon me humbje.

Kompania u bënë thirrje konsumatorëve që për arsye sigurie të mos rezervojnë karburante në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e përgjithshme e qytetarëve.
Gjatë ditës në pompat e “Makpetrolit” ka radhë të automjeteve që duan të mbushen me karburant për shkak të informacioneve për rritje të çmimit të karburanteve.