Makinisti e ndjeu që diçka do ndodhte! Pasagjeri tregon çfarë i tha ai faturinos pak para përplasjes

Pasagjerët e trenit që kryente linjën Athinë-Selanik dhe që u përplas me një tren tjetër mallrash në Tempe kanë rrëfyer momentet e frikshme që përjetuan.

Një pasagjer ka treguar bisedën mes makinistit të trenit dhe faturinos së biletave, i cili duket se kishte parandjerë se diçka e keqe mund të ndodhte.

“Kur dëgjuam makinistin duke folur me oficerin e biletave dhe duke thënë ‘le të shkojmë ku të shkojmë’, sigurisht, ju mendoni se diçka nuk është në rregull. E dëgjova në radio, ‘le të shkojmë ku të shkojmë’. Kjo është ajo që dëgjova, asgjë tjetër. U vonuam për shkak të trafikut të rënduar në linjat hekurudhore, na thanë se do të vonoheshim 15 minuta, sepse është një binar. Ndoshta duhej të vonoheshim më shumë, nuk ishin planifikuar siç duhet”, tha pasagjeri.

Ndërsa një tjetër pasagjer i tronditur tha: “Ne kishim ndalur, u vonuam një orë sepse ishte një tren tjetër përpara”.

Një tjetër tha: “Ishte një zhurmë… Nuk di çfarë të them… Nuk arrija ta kuptoja se çfarë ndodhi… treni ishte plot”.

Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur në Tempti pak para mesnatës së të martës. Një tren mallrash u përplas me një tren pasagjerësh, ku si pasojë 32 persona kanë humbur jetën dhe 85 kanë mbetur të plagosur, 25 prej tyre në gjendje të rëndë.