“Makinën ia kam blerë unë djalit, se kam marrë lekët e burgut”- Burri akuzon gruan që përfshiu djalin në vjedhje: Ajo ka bashkëpunuar me dikë…

Spartak Dobi, bashkëshorti i Rozetës dhe i ati i Havierit, ka folur menjëherë pas arrestimit të familjes së tij nën akuzën e vjedhjes së qindra mijëra eurove.

Ai ka mohuar të kishte dijeni për veprimet e bashkëshortes së tij, ndërkohë ka lëshuar akuza ndaj saj për shkak se sipas tij ajo e ka përfshirë djalin në atë ngjarje, pasi në fakt nuk kanë pasur nevojë meqë ata kanë jetuar një jetë normale. Por babai i moshuar, i cili ka dëshmuar se ka bërë edhe burg politik, ka bërë me dije se do të shiste shtëpinë për të nxjerrë të birin nga burgu, ndërkohë që ka treguar edhe faktin se bashkëshortja e tij kishte më shumë se 13 vite që punonte nëpër banesa të ndryshme të Tiranës.

Sipas të dhënave që kanë dalë prej tij, mësohet se ai ka përfituar edhe një shumë parash nga të qenurit i dënuar politik e për pasojë ai dëshmon se dy makinat, një e tij dhe një e djalit janë blerë me paratë që ka marrë për kompensimin e kohës së burgut. Spartak Dobi ka folur për ‘News 24’ dhe ka rrëfyer të gjithë brengën e tij për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në familjen e tij.

DËSHMIA

“Po ta dija, e denoncoja”, kështu e ka nisur rrëfimin burri i Rozeta Dobit, i cili ka bërë me dije se nuk ishte në dijeni se me se merrej djali i tij, pasi sipas tij atë e ka përdorur gruaja për vjedhjet. Dobi ka rrëfyer se nuk ishte në dijeni për këto vjedhje, madje pohoi se bënin një jetë të thjeshtë. Mes të tjerash, i moshuari, që kishte dalë dhe në pension, pohoi se makinën e parë ia kishte blerë vetë djalit. Madje, ai shtoi se nuk ishte në dijeni se me çfarë merrej djali i tij, i cili kishte 3 makina luksoze.

“Nuk kisha dijeni për vjedhjet, por punonte punëtore në banesa, pastruese nëpër shtëpi. Kishte 13 vjet që punonte. S’e di në cilat banesa ka punuar gruaja. Por e di që te kjo gruaja njëherë e kam takuar, s’e mbaj mend më se është e ndarë dhe me të shoqin dhe s’më hyn në punë. Po ta dija, do denoncoja vetë. Djali është përdorur nga bashkëshortja për të kryer këto vjedhje. Ata ishin në gjendje të rënduar psikologjike. Bashkëshortja s’e ka pranuar e vetme fajin, por ka përfshirë dhe djalin e saj”, tha ai. “Dje i takova në qeli. Ata ishin në gjendje të rënduar psikologjike. Djali kishte përplasur kokën në dysheme, ishte çarë te balli. Bashkëshortja s’e ka pranuar e vetme fajin, por ka përfshirë dhe djalin e saj. Njërën makinë ia kam blerë unë djalit.