Makinat në rrugë, mungojnë vend parkimet

Turistë nga vendi dhe të huaj këtë fundjavë sërish i’a mësynë Kodrës së Diellit. Për dallim nga javët e kaluara kësaj here pati më pak vizitorë. Megjithatë ankesat kryesore të tyre ishin për mungesën e vendeve të parkimit.

“Turistë të ardhur nga të gjitha qytetet e vendit sot kanë shijuar motin e mirë këtu në Kodrën e Diellit duke skijuar dhe duke u argëtuar bashkë me familjet e tyre. Nuk kanë munguar edhe turistë jashtë vendit siç është Kosova e Shqipëria. Megjithatë e gjithë kjo kënaqësi e ditës, në orën 15 kur dhe mbyllen skiliftet fillon që të krijojë nervozë te turistët, shkaku i tollovisë që bëhet dhe pritjeve të mëdha për tu kthyer në qytet”.

Vizitorët kërkojnë nga institucionet angazhim më të madh në drejtim të gjetjes se një zgjidhjeje për vend parkime, por edhe investime dhe një kujdes më te madh për këtë pikë turistike.
“Puna e parkimeve do të thotë është pak më e komplikuar sa kemi mundur ta vërejmë. Na bie më shumë të ecim, pra e gjithë çështja është te parkimi”, tha një vizitorë.

“Kur shkojmë ne në ora 8 në mbrëmje është mire, por në mesditë bllokon”.
“Është diçka e lënë pas dore. Praktikisht ka këtu unë që e mbaj mend 35 vjet këtu nuk është ndërtuar thuajse asgjë. Nuk ka parkingje. Javën e kaluar ka qenë dikur deri afër Lisecit. Prej në Lisec njerëzit kanë ardhur deri këtu“
“Kur ka trafik ka edhe nervozë. Parkingjet janë problem i gjithanshëm”.
Drejtori i Elem Turs, për Alsat tha se shkaktar më i madh i kolonave zakonisht është faktori njeri me parkimet vend e pa vend.

“Bëhet fjalë për faktorin njeri nuk është se nuk ka qenë rruga e kalueshme, apo nuk ka qenë komunikacioni i rregulluar. Gjithçka ka qenë e përgatitur, në kondicion, në bashkëpunim, në koordinim me të gjitha strukturat e nevojshme, por ja që faktori njeri di të bëjë ndonjëherë edhe kështu tollovi”, tha Adem Avziu, Drejtor i Elem Turs.

Çdo fundjavë vizitorët ankohen se gjatë kthimit të tyre nga Kodra e Diellit duhet të presim me orë të tëra në kolonë për të arritur në qytet. Kjo ndodh si pasojë e mungesës së vendeve për parkim, ndërsa veturat uzurpojnë të dyja anët e rrugës.