Makinat afër Kievit lëvizin me kujdes në rrugët e mbushura me mina

Një video është shfaqur në mediet sociale, që tregon makinat duke lëvizur me kujdes rreth atyre që duken se janë mina tokësore. Sipas medieve të huaja, rruga mendohet të jetë E373 pranë fshatit Potashnya, në veri-perëndim të Kievit.

BBC nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë të pavarur se kush i vendosi minat ose pse, por kërkuan mendimin e një analisti ushtarak. Justin Crump, shefi ekzekutiv i kompanisë së vlerësimit të rrezikut Sibylline, ishte më parë një komandant tankesh i Ushtrisë Britanike.

Crump thotë se ato duken të jenë mina antitank TM-62M të epokës sovjetike, që mbajnë rreth 7.5 kg eksploziv dhe janë relativisht efektive në dëmtimin e automjeteve të blinduara. Ai thotë se minat shpërthejnë vetëm kur i nënshtrohen presionit të konsiderueshëm. Të dyja palët po përdorin mina në këtë zonë për të parandaluar lëvizjen në fushën e betejës, por, pavarësisht se kush i vendosi minat, Crump thotë: “Kjo është një fushë e minuar joefektive, e vendosur kryesisht për efekt”.