Më 04.02.2020 në ora 12:00 në rrugën “101” në Gostivar, një automjet tip Ford me targa Gostivar, i drejtuar nga Z.Z (44) nga Gostivari, ka goditur një këmbësor tetë vjeçar nga Gostivari, njoftojnë nga MPB-ja.
Në aksident, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore Gostivar për kujdes mjekësor.
Është kryer inspektim ligjornë vendngjarje dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.