Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e 22-vjeçarit shqiptar, Neli Eriselto ka ndodhur mbrëmjen e 5 Shkurtit në Piacenza të Italisë.
“Corriera della Serra“ raporton se i riu humbi kontrollin mbi makinën që drejtonte dhe për pasojë u përplas me një autobus që vinte nga drejtimi i kundërt. Nga përplasja me parakolpin e autobusit, pjesa e majtë e makinës është shpërbërë tërësisht.
Kalimtarët në vendin e ngjarjes ngritën alarmin dhe menjëherë erdhën shërbimet mjekësore, të cilat fatkeqësisht nuk mundën të bënin dot asgjë pasi i riu nuk kishte mundur dot që të ju rezistonte plagëve të marra. Shoferi i autobusit nuk kishte pësuar dëmtime, por ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit që i mori jetën të riut shqiptar./tvklan.al