Makina me katër persona përfundon në lumin Shkumbin, dy prej tyre s’gjenden

Një makinë me katër persona ka humbur kontrollin paraditen e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” në aksin Elbasan – Librazhd dhe për pasojë ka përfunduar në lumin Shkumbin.

Dy prej personave që kanë qenë brenda në automjet kanë mundur të dalin, ndërsa shërbimet e zjarrfikësve po punojnë për nxjerrjen e dy të tjerëve, të cilat ende nuk janë gjetur.

“Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi ‘Kthesa e Murrashit’, ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në lumin Shkumbin.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.