Majori amerikan nis ligjaratën në xhaminë e Prishtinës me “Selajm Alejkum”, fjalimi i tij është madhështor

Në xhaminë ”Prof. dr. Bedri Kamberi” në lagjen e “Spitalit” ka mbajtur ligjëratë majori amerikan, Cory Van Sloten. Me një fjalim fantastik, majori i IOWA-s ka çmuar lirinë fetare në Kosovë.

Fjalimi i tij nisi me “Selam Alejkum-Paqja qoftë mbi ju”. Majori amerikan ka bërë thirrje që të lutemi që partneriteti mes Kosovës e Amerikës të rritet edhe më shumë.

“Jam i nderuar që jam sot këtu. Faleminderit për mikpritjen. Ju sjell përshëndetjet më të përzemërta nga komandanti im. Kosova ka qenë partneri ynë. Nga partneriteti ushtarak, tani kemi partneritet në biznes, arsim dhe më gjerë.

Të lutemi që partneriteti jonë më Kosovën të rritet. Kam obligim që të siguroj mbështetjen fetare dhe nevojat akomoduese të gjithë ushtarëve, përfshirë edhe ushtarët muslimanë. Gjithë ushtarët kanë të drejt të zbatojnë parimet e fesë së tyre. Liria fetare, dialogu dhe bashkëpunimi fetar përfaqësojnë më të mirën e njerëzimit.