Major, qeni i parë i strehuar që do të shijojë jetën në Shtëpinë e Bardhë

Dy qentë e Joe Biden, Champ dhe Major do të jetojnë në Shtëpinë e Bardhë. Biden e mori Champin në vitin 2008, kur ai ishte një qenush, ndërsa Majori tashmë ka bërë histori duke qenë qeni i parë i strehuar që do të shijojë jetën në Shtëpinë e Bardhë.

Lajmi është duartrokitur nga admiruesit e kafshëve, të cilët mbështesin strehimin e tyre dhe largimin nga strehët për t’u dhënë një shtëpi dhe një familje, Champ dhe Major tani, janë shumë të famshëm në mediat sociale. Ndjekësit e llogarive të tyre vazhdimisht mund të shohin postime, pasi stafi kujdeset që të dy të jenë shumë aktiv.