Majko përshëndet marrëveshjen për qeverisjen e re në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shtetit për Diasporën në Shqipëri, Pandeli Majko ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut mes liderit të LSDM, Zaev dhe atij të BDI, Ali Ahmeti.

Ministri e ka cilësuar marrëveshjen për qeverisjen e re si një hap në drejtimin e duhur. Sipas Majkos, kjo marrëveshje ngjall shpresë që postet politike tu japin shqiptarëve më shumë hapësirë për të drejtat e tyre legjitime.

“Marrëveshja për qeverisjen e re të Maqedonisë së Veriut është një hap në drejtimin e duhur. Ajo ngjall shpresë që postet politike tu japin shqiptarëve më shumë hapësirë për të drejtat e tyre legjitime. E rëndësishme është që kjo marrëveshje të parashikojë por dhe të mos humbë atë që ka para syve. Urimet më të mira për këtë fillim”, shprehet Majko.