Që nga ndarja me Majlinda Zekën, Majk ka hezituar të flas për jetën e tij private.
Reperi, i cili ka edhe një djalë me Majlindën, ka zgjedhur që mos të bëjë publike më lidhjet e tij të dashurisë.
Por, së fundmi ai është fotografuar brenda një qendre tregtare në Prishtinë, së bashku me një vajzë.
Nuk dihet nëse vajza në fjalë është e dashura e tij e re, apo thjesht shoqe, duke qenë se ai ende nuk është prononcuar për jetën e tij sa i përket sferës së dashurisë.
Ndryshe, Majk duket mjaft i përkushtuar në muzikë, ku javën e kaluar ai lansoi projektin e ri në bashkëpunim me Getoar Selimin dhe Xhensila Myrtezaj, kënga me titull “Mëkati jem”, e cila deri tani ka mbledh afër dy milionë klikime në Youtube.