Mafia shqiptare ka vrarë në Shkup një shqiptar nga Shqipëria – VIDEO

Më 15 Maj të këtij viti, gjetja e një kufome të groposur 20 km larg kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut kaloi pa vëmendjen e duhur, si një lajm rutinë nga mediat.

Ndërsa në Shqipëri nuk u raportua fare si lajm, ndoshta me të drejtë pasi nuk kishte ndonjë asocim qoftë dhe të tërthortë me Shqipërinë. Në datën 18 Maj, një mesazh i mbërritur në postën elektronike të emisionit ‘Uniko’ na sinjalizonte për rastin dhe se duhej t’i kushtonim rëndësi pasi lidhej me një sagë ngjarjesh kriminale të disa personave mes disa vendeve të Ballkanit, ku përfshihej dhe vendi ynë.

Gazetari Spartak Koka ka sjellë në studion e emisionit “Opinion” të tjera detaje.

Por si duket vrasja është kryer nga mafia e Shkupit në bashkëpunim me mafian e Elbasanit, kështu bënë të ditur mbrëmë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Ndiqni videon.