“Ma*fia” Fetai: Maqedonia rre*zikon liberalizimin e vizave

Sk*andali i fundit me mbi 200 pasaporta fa*lëse për personat me dosje të kr*iminele vë në rre*zik liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kështu u shpreh në “Rruga drejt…”, Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët, sipas të cilit sk*andali në fjalë nxori në pah edhe nevojën për reforma thelbësore brenda Ministrisë së Brendshme dhe shërbimeve tjera të sigurisë së shtetit.

Bëhet fjalë për kr*iminel, nar*ko-d*iler të nivelit të lartë të cilët kërkohen nga Interpoli, të cilëve iu mundësohet që përmes këtyre pasaportave fallco të zhvillojnë aktivitetin e tyre kr*iminal ndërkombëtarë, të lëvizin lirshëm me identitete të rr*ejshme nëpër kufi. E para në rrafshin ndërkombëtarë duhet ta kemi parasysh se Maqedonia e Veriut bën pjesë në grupin e shteteve të Ballkanit të cilat gëzojnë liberalizim të vizave dhe ky sk*andal është go*ditje direkte për sistemin e shengenit.

Kemi parasysh se sistemi i shengenit është i ndërtuar në atë mënyrë që të kontrollohet edhe niveli i kri*minalitetit të lartë dhe rrjetet ndërkombëtare të tr*afikimit të dro*gës. Kjo go*ditje pra nuk besoj që do të kaloj pa pasoja sa i përket përgjigjes që do të marrim nga Brukseli, në lidhje me këto mangësi që krijohen brenda sistemit shengen ku kr*iminelët përdorin Maqedoninë e Veriut si një “Banana Republikë”. Faktikisht kemi hyrë në grupin e shteteve afrikane ku kri*minelët mund të shkojnë të blejnë pasaporta dhe të lëvizin lirshëm për të zhvilluar aktivitetin e tyre kri*minal”, deklaroi Arben Fetai, ASH.