Madonna deklaron veten si “les*ike” në moshën 64 vjeçare (FOTO)

Madonna ka shkaktuar zhurmë në rrjete sociale pasi la të kuptohet se është les*bike ndërsa merrte pjesë në një trend të ri viral të TikTok. 64 vjeçarja ndau një video të saj në tualet, duke u përpjekur të hidhte një palë mbathje rozë në koshin e plehrave.

“Nëse nuk i hedh dot (në kosh), unë jam ho*mose*ksual!”, shkruante Madonna, nëna e gjashtë fëmijëve. Video grumbulloi 1.3 milionë shikime vetëm në 1 orë. Këngëtarja i lëshon mbathjet në tokë duke mos e kapur koshin dhe më pas i hedh një vështrim kamerës duke hedhur dorën në ajër. Është e paqartë nëse Madonna thjesht po bënte shaka apo po bënte një deklaratë për se*ksuali*tetin e saj.

Madonna ka qenë në lidhje vetëm me burra, duke përfshirë Tupac Shakur, Vanilla Ice dhe Dennis Rodman. Këngëtarja ka qenë e martuar dy herëme Sean Penn (1985-1989) dhe dekada më vonë me producentin hollivudian Guy Ritchie, me të cilin mirëpriti djalin Rocco, 22 vjeç. Ajo gjithashtu kishte një lidhje me balerinin Carlos Leon, babai i vajzës së saj Lourdes, 25 vjeç.

Ndonëse ajo kurrë nuk është përfolur për lidhje me ndonjë grua, bujë bëri momenti kur Madonna puthi Britney Spears dhe Christina Aguilera në 2003 në MTV Video Music Awards. Madonna dhe Britney rikrijuan gjithashtu puthjen e tyre në dasmën surprizë të këngëtares me Sam Asghari në qershor, duke shpërndarë një foto në rrjetet sociale.

Mbretëresha e pop-it ndau gjithashtu foto të saj duke puthur dy gra në pjesën e pasme të një makine ndërsa festonte ditëlindjen e saj të 64-të në Itali. Në vitin 2008, Madonna mahniti një grup fansash gjatë një shfaqjeje të veçantë private duke shijuar një puthje me një nga kërcimtaret e saj mbështetëse.