Madhështore, tre shqiptarë ministra të Jashtëm bëhen bashkë për ta uruar 28 Nëntorin

Në këtë 10-vjetor të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë i veçantë është fakti se drejtues të Ministrive të Jashtme të tre vendeve në Ballkan janë shqiptarë.
Ditën e sotme, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bashkë me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe Ministren e Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla zhvilluan një video telefonatë të përbashkët.

Në një reagim në Facebook, lidhur me video-telefonatën, Kryediplomati Cakaj u shpreh se me homologët e tij, e nisën këtë ditë me nderim të përulur për flamurin kuq e zi, bashkëndjenjë të thellë e vetëdije të plotë për rrugëtimin e përbashkët si komb shqiptar dhe, natyrisht, me urimet më të përzemërta për çdo shqiptar, kudo në botë.