Macron udhëton në Moskë dhe Kiev javën e ardhshme për ndërmjetësim në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës


Presidenti i Francës, Macron do të udhëtojë në Moskë dhe Kiev javën e ardhshme në përpjekje të ndërmjetësimit në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, njoftuan autoritetet franceze. Macron së pari do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin të hënën, dhe të nesërmen pritet të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidenti francez kohët e fundit ka biseduar disa herë në telefon me të dy liderët. Kancelari gjerman Olaf Scholz gjithashtu planifikon të udhëtojë në Moskë “së shpejti”. Një takim mes Macron, Scholz dhe presidentit polak Andzrej Duda është planifikuar gjithashtu në Berlin. Si Gjermania ashtu edhe Franca kanë ndërmjetësuar në konfliktin e Ukrainës prej vitesh. Duke pasur parasysh vendosjen e më shumë se 100,000 ushtarëve rusë në zonën kufitare me Ukrainën, ekziston frika se Kremlini po planifikon një pushtim të Ukrainës. Moska e mohon këtë.