Macron: “Në Ukrainë situata është shqetësuese”

Presidenti francez Emmanuel Macron këtë të enjte në kuadër të situatës së krijuar mes Ukrainës dhe Rusisë, ka bërë thirrje për ti dhënë fund dhe ndërprerjes se armiqësive në Ukrainën lindore ku presioni rus nuk po zbutet .
Macron ndër të tjera ka thënë se deri më tani nuk kanë asnjë provë për ndonjë përshkallëzim ushtarak rus në Ukrainë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se sipas tij, separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore kanë pohuar se po planifikojnë të evakuojnë rajonin e tyre të shkëputur dhe të zhvendosin banorët e tij në Rusi, duke shënuar një kthesë dramatike në një konflikt që Perëndimi beson se Moska mund ta përdorë për të justifikuar një pushtim të Ukrainës.

“Bombardimi u përsërit në zonën e kontaktit. Së pari, ne bëjmë thirrje për një armëpushim dhe normalizim të situatës. I mirëpres deklaratat e presidentit Putin, por nëse duam të jemi partnerë të besueshëm, është gjithmonë mirë që veprimet tona të jenë në përputhje me ato deklarata. Pra, ne duam të jemi në gjendje të kemi të dhënat specifike që i ndjekin”, ka thënë Macron.

Në të njëjtën kohë, duke bërë thirrje për “qetësi”, Macron kujtoi se në orët në vijim do të ketë një koordinim të ngushtë midis aleatëve evropianë dhe amerikanë, pasi sot është planifikuar një telekonferencë mes presidentit amerikan Joe Biden, disa liderëve evropianë, duke përfshirë edhe si NATO.