Macron ar*matos Greqinë, i jep 18 avionë lu*ftarakë me vlerë 2.5 mld euro

Greqia bëhet gati të firmosë një marrëveshje për blerjen e 18 avionëve lu*ftarakë francezë “Rafale”, që konsiston edhe me programin më të madh të ar*matimit të vendit, që nga viti 2009.

Ky riarmatim grek bëhet edhe si sinjal politik ndaj Turqisë, e cila ka treguar dhëmbët dhe ka deklaruar se nuk do të lejojë që Greqia në mënyrë të njëanshme të kërkojë naftë në Mesdheun Lindor.
“Pas pak ditësh, marrëveshja për 18 avionë Rafale do të nënshkruhet këtu në Athinë, të cilën ne do ta fitojmë në vitin 2021 nga Franca,” tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në Parlament gjatë debatit mbi votimin e buxhetit.

Gazeta greke “Protothema” thekson se Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopulos, do të informojë Komitetin Kompetent të Programeve të Armatimit dhe Kontratave të Parlamentit në lidhje me programin e blerjes së “Rafale” franceze, vlerësuar në një kosto prej 2.5 miliardë euro.
Menjëherë pas zyrtarizimit të kontratës, katër pilotët e parë grekë që do të marrin përsipër fluturimin e avionëve francezë me dy motorë do të largohen për trajnim në Francë.

“Asnjëherë më parë një program kaq i ndërlikuar dhe i madh i ar*matimit nuk është kryer kaq shpejt dhe kaq metodikisht. Vendi ynë, siç kam premtuar, do të marrë gjithashtu fregata të reja, helikopterë anti-nëndetëse, dronë. Ar*matimi i ushtrisë, forcës ajrore, flotës do të rinovohet“, theksoi Kyriakos Mitsotakis.